
Dy persona humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Kukës. Një automjet duke lëvizur në Rrugën e Kombit, shumë pranë rreth rrotullimit të Gostilit ka dalë nga rruga duke u përplasur me tabelën anësore.
Viktimat janë identifikuar si Afrim Kolgjini 50 vjeç dhe Festim Gjeta 35 vjeç. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lëvizja tej normave të lejuara dhe prezenca e lagështirës në rrugë.
"Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga një 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, banues në Kukës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje