TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2025, 07:56

Aksident i rëndë në Kukës/ Automjeti del nga rruga; humbin jetën shoferi dhe pasagjeri

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Kukës/ Automjeti del nga rruga; humbin

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin Milot-Morinë. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi 50-vjeçar dhe pasagjeri. 

"Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga një 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, banues në Kukës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit", njofton policia. 

Lini një Përgjigje