TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2025, 14:59

Plagosi me thikë gruan, arrestohet 55-vjeçari në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me thikë gruan, arrestohet 55-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga 55-vjeçarin Adriatik Bodini, i cili pasditen e së hënës goditi me thikë bashkëshorten e tij, 51-vjeçaren Mirjana Bodini.

E plagosura mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës dhe më pas u transportua drejt spitalit të Vlorës për trajtim më të specializuar. Aktualisht, ajo ndodhet në repartin e reanimacionit, ndërsa ende nuk ka dhënë një deklaratë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Sipas burimeve policore, Adriatik Bodini njihet si konsumues i alkoolit. Ai është me origjinë nga Nivica dhe punon në ndërtim, kryesisht në zonën e Piqerasit. Çifti Bodini janë prindër të një djali.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e lagjes, ku banorët e intervistuar shprehen të habitur, duke e përshkruar familjen si të qetë. Megjithatë, një prej tyre, e cila preferoi të mbetej anonime, tha se gruaja kishte pasur më parë probleme me fqinjët, veçanërisht me fëmijët e lagjes.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje