TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2025, 13:00

31-vjeçari humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte, nis hetimi për administratorin e kompanisë së internetit

Shkruar nga Pamfleti

31-vjeçari humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë

Një 31-vjeçar nga fshati Rrenxë i Dibrës humbi jetën një ditë më parë pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte në vënien e një linje interneti.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia njoftoi sot se ka nisur hetimi për administratorin e kompanisë së internetit, ku ishte i punësuar Andi Sulejmani.

43-vjeçari do të hetohet për veprën ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’.

“Pas veprimeve hetimore të kryera në lidhje me këtë rast, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për administratorin e kompanisë së internetit në të cilën ishte i punësuar 31-vjeçari, shtetasin O. K., 43 vjeç, banues në Peshkopi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje