TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2025, 09:50

Trafikuan pistoleta nga Kosova në Tiranë dhe do i shisnin për 10 mijë euro, arrestohen dy persona; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Trafikuan pistoleta nga Kosova në Tiranë dhe do i shisnin për 10

Policia ka arrestuar dy persona nga Kosova, të cilët akuzohet se shisnin armë në Tiranë.

Në pranga kanë rënë Altin Pajaziti e Kadri Prushi, të cilët u arrestuan teksa udhëtonin me makinë në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”.

Gjatë kontrollit në automjet policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta, si edhe municion luftarak.

Nga hetimet dyshohet se Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi pistoletat me vlerë afro 10 000 euro i kanë trafikuar nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

“Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 2 pistoleta dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë të cilët dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.

Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje