Lirimi erdhi pas kërkesës së prokurorisë...
Gjykata e Sarandës ka nxjerrë nga qelia 17-vjeçarin që plagosi me thikë bashkëmposhtarin e tij pak ditë më parë.
Ndaj K. Cora u caktua “Arrest në shtëpi”, ndonëse ky i fundit goditi 3 herë me thikë një tjetër 17-vjeçar.
Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës konstatoi se ngjarja kishte rrjedhë tjetër nga sa u raportua fillimisht. Dyshohet se Kalemi ka tentuar të godasë i pari, ndërsa Cora ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes. Për këtë arsye, prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë, si dhe caktimin e masës “Arrest në shtëpi”.
Gjykatësja e hetimeve paraprake, Edona Vajushi, pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur të njëjtën masë sigurie për Corën, i cili brenda shtatë muajsh mbush moshën madhore.
Ngjarja ndodhi më 27 mars në lagjen nr.1 të Sarandës, në rrugën “Bilal Golemi”, ku si pasojë e një konflikti mes adoleshentësh, 17 vjeçari K. Cora, goditi me thikë në stomak dhe dy herë në ije 17- vjeçarin tjetër B. Kalemi.
Lini një Përgjigje