TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Mars 2025, 14:10

Kërcënoi efektivin e FNSH-së, arrestohet "i forti" i Fierit që ndodhej në 'arrest shtëpie'

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënoi efektivin e FNSH-së, arrestohet "i forti" i
Alesio Xhelo

40-vjeçari Alesio Xhelo është arrestuar nga policia, pasi ka kërcënuar një punonjës policie të FNSH-së.

Xhelo ishte në “arrest shtëpie” për trafik armësh, largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit, pengmarrje dhe tentativë vrasje të një efektivi policie.

Sipas policisë, 40-vjeçari ka kërcënuar dhe ofenduar punonjësin e policisë së FNSH në Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të tij. Alesio Xhelo është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Kanosi për shkak të detyrës punonjësin e policisë së FNSH-së, vihet në pranga 40-vjeçari Alesio Xhelo, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 40 vjeç, banues në Fier, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me mbikëqyrje policore 24 orë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë.

40-vjeçari, ditën e djeshme ka kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë , Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi”, njoftoi polica.

Lini një Përgjigje