TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Mars 2025, 14:05

Treni i mallrave godet të moshuarin, 68-vjeçari përfundon në spital 

Shkruar nga Pamfleti

Treni i mallrave godet të moshuarin, 68-vjeçari përfundon

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Fier. Mësohet se një tren mallrash ka goditur një 68-vjeçar. 

Policia njofton se nga goditja i moshuari ka përfunduar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

"Rreth orës 12:40, në Levan, shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë. 

Lini një Përgjigje