TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Mars 2025, 12:14

U kapën me drogë me vlerë 500 mijë euro, çmontohet grupi kriminal i shqiptarëve në Spanjë; 5 të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me drogë me vlerë 500 mijë euro, çmontohet

Autoritetet spanjolle kanë “çmontuar” një grup kriminal shqiptar që vepronte nga lokacione të ndryshme, të cilët merreshin me kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Sipas mediave spanjolle, grupi ishte i specializuar në kultivimin e marijuanës dhe shpërndarjen e saj në të gjithë Katalonjën.

Hetimi filloi në fund të vitit të kaluar kur Mossos d’Esquadra (policia katalanase) zbuloi aktivitet të dyshimtë në një magazinë industriale në Cervera, në rajonin e Segarrës. Indikacionet fillestare tregonin për një kultivim të marijuanës në shkallë të gjerë.

Menjëherë, u zbulua një plantacion i dytë, i vendosur në një magazinë të ngjashme në komunën Manlleu, në Osona. Në të dyja rastet, instalimet elektrike janë manipuluar për të mashtruar furnizimin me energji elektrike, shembull klasik i këtij lloj krimi.

Në Cervera u bë bastisja e parë në një magazinë industriale, ku u arrestuan katër persona të dyshuar. Aty u çmontua një plantacion me 277 bimë marijuanë dhe u gjetën 600 vazo bosh. Hapësira ishte e pajisur plotësisht për kultivim intensiv, me ajrim, ndriçim industrial, ajër të kondicionuar dhe produkte fitosanitare.

Ambienti i dytë, i vendosur në Manlleu, u kontrollua gjithashtu. Atje, u arrestua një anëtar i pestë i grupit dhe u sekuestruan 567 bimë marihuanë, së bashku menjë shumë parash cash.

Vlera totale e drogës së sekuestruar mes dy plantacioneve arrin në qindra mijëra euro.

Por operacioni nuk mbaroi me kaq. Mossos kreu gjithashtu tre kontrolle të tjera: në dy apartamente në komunën e Salou dhe një të tretën në Blanes. Gjatë këtyre bastisjeve, pesë persona të tjerë u arrestuan dhe u sekuestruan 75 kilogramë sytha marihuanë të gatshme për shpërndarje, së bashku me 10,900 euro para të gatshme dhe 25 gramë kokainë. Sipas burimeve policore, vlera e marihuanës së sekuestruar në tregun e zi llogaritet në 482.500 euro.

Lini një Përgjigje