
Miqtë e 24-vjeçares palestinezes Rayan Alwan, e cila u vra në Tiranë më 22 shkurt, kanë rrëfyer për se si humbën kontakt me mikeshën e tyre.
Prej më shumë se një muaji ata ishin në kërkim të 24-vjeçares me të cilën kishin humbur kontaktet, por kanë qenë lajmet e publikuara ato që kanë ndihmuar të zbulojnë fatin tragjik të mikeshës së tyre.
Ata bëjnë me dije se fillimisht nëna e saj ka njoftuar se e bija ka humbur jetën në një aksident automobilistik, por se një gjë e tillë nuk është besuar prej tyre për shkak të dijenisë që kishin mbi konfliktet familjare.
“Ajo u largua nga Berlini më 19 shkurt 2025 dhe deri më 21 shkurt 2025, ne humbëm çdo kontakt me të. E kërkuam dhe kontaktuam me të gjithë të njohurit, por nuk gjetëm asnjë informacion derisa nëna e saj njoftoi vdekjen e saj më 28 mars 2025, duke pretenduar se kishte vdekur në një aksident automobilistik në Gjermani.
Megjithatë, ne nuk e besuam këtë, pasi nuk gjetëm prova se ajo ishte ende në vend. Pasi kërkova në internet, gjeta një raport policie nga autoritetet tuaja që konfirmonte se ajo ishte vrarë”, thuhet në reagimin e tyre për “News 24”.
Lini një Përgjigje