TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Mars 2025, 21:49

"Prindërit e saj planifikuan vrasjen", miqtë e 24-vjeçares palestineze: Si e bindi e ëma ta kalonte tranzit nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

"Prindërit e saj planifikuan vrasjen", miqtë e

Miqtë e 24-vjeçares palestinezes Rayan Alwan pretendojnë se plani për vrasjen e 24-vjeçares u bë nga nëna dhe babai i saj.

Prej më shumë se një muaji ata ishin në kërkim të 24-vjeçares me të cilën kishin humbur kontaktet, por lajmet e publikuara në Shqipëri, kanë ndihmuar të zbulojnë fatin tragjik të mikeshës së tyre.

Miqtë e të resë, kanë treguar për “News 24” se ka qenë nëna e Rayan Alwan ajo që e ka bindur të bijën të udhëtonte për në Liban, duke kaluar tranzit nga Shqipëria.

“Ajo jetonte në një nga shtëpitë që i përkiste qeverisë gjermane në Berlin në Warschauer Platz 6, 10245. Nuk kishte një leje qëndrimi gjermane, por kishte një leje qëndrimi greke. Ajo ishte në konflikt me prindërit e saj dhe donte të shkonte në Liban vetëm për të parë fëmijët e saj.

Ajo po planifikonte të udhëtonte në Liban në fund të këtij muaji, por papritur, nëna e saj e bindi të udhëtonte me të atin në Shqipëri dhe prej andej në Liban. Kjo për shkak se ajo nuk mund të udhëtonte drejtpërdrejt nga Gjermania me pasaportën e saj greke, pasi nuk kishte një leje qëndrimi të vlefshme greke, gjë që mund t’i kishte sjellë edhe konfiskimin e pasaportës”, shprehen ata.

Lini një Përgjigje