TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Mars 2025, 10:00

"Na jep 1 mijë euro"/ Kërcënuan një person në "Tik Tok", arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja

Shkruar nga Pamfleti

"Na jep 1 mijë euro"/ Kërcënuan një person në

27-vjeçari Fadil Tafa është arrestuar nga polcia e Tiranës ndërsa një 25-vjeçare është proceduar penalisht, pasi akuzohen për shantazh përmes rrjeteve sociale.

Sipas policisë, dy të rinjtë kanë kërcënuar një 33-vjeçar me 1 mijë euro që të fshinin disa foto dhe shkrime të jetës së tij private në TikTok.

Ndërkohë, 21-vjeçari Leonard Haxhiu është arrestuar pasi ka kërcënuar një person për dhënien e pasurisë, ngjarje e ndodhur me datë 14.03.2024, pas kallëzimit të një personi.

"Dokumentohen 2 raste të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.

Kanosën një 33-vjeçar, që t’iu jepte 1000 euro, për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok”, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.

Ndalohet dhe 21-vjeçar, për të njëjtën vepër, ndodhur në mars të 2024.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Imazhi”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social “Tik Tok”.

Po në kuadër të operacionit “Imazhi” u ndalua shtetasi L. H., 21 vjeç, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje