TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Mars 2025, 15:41

Tentuan të trafikojnë mbi 63 kg kanabis në Greqi, kapet në Kakavijë çifti; ja ku e kishin fshehur drogën

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të trafikojnë mbi 63 kg kanabis në Greqi, kapet në

Një burrë dhe një grua u arrestuan në pikën kufitare të Kakavijës, teksa tentuan të trafikonin drejt Greqisë 60 pako me lëndë narkotike.

Policia e Shtetit njoftoi se ka finalizuar operacionin e koduar "Modifikimi".

Të arrestuarit janë Osman Kamberaj, 44 vjeç, nga Fieri, dhe Enkelejda Xhemali. Si provë materiale u sekuestrua edhe ngarkesa me 63,2 kg pako kanabis sativa dhe kontrolli e hetimet po vijojnë.

Policia tha se droga ishte e fshehur në shasinë dhe parafangon e makinës. Droga u gjet pas informacioneve operative, dyshimeve dhe kontrollit në vijën e dytë, duke vënë në kërkim edhe qenin antidrogë.

"Gjatë kontrolleve intensive me mjete logjistike bashkëkohore dhe duke përdorur dhe qenin antidrogë, Policia gjen të fshehura në brendësi të një automjeti, 60 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë. Vihen në pranga drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike dhe një shtetase që udhëtonte me të. Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve, Policia gjeti dhe 1890 euro", thuhet në njoftimin zyrtar.

Shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i kontrolleve të imtësishme, bazuar dhe në analizën e riskut dhe inteligjencës policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin që drejtohej nga Kamberaj.

"Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një vend të fshehtë të krijuar posaçërisht në parafangot e automjetit dhe në shasinë e automjetit, 60 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë", bëri me dije policia.

Sipas të dhënave të para hetimore, Kamberaj, 44 vjeç, është shoferi dhe pronari i makinës, kurse Xhaferraj, 45 vjeçe, banuese po në Fier, pasagjere në automjetin ku u gjet lënda narkotike.

"Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  63.2 kilogramë Cannabis Sativa,  3 celularë, automjeti dhe 1890 euro", sqaroi policia kufitare.

Hetimet po kryhen nga dy policite dhe po kaq prokurori: Fier, Gjirokastër. Hetimet po bëhen për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje