
Shtatë makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Lushnje-Vlorë. Aksidenti zinxhir ka ndodhur pranë kthesës së Pojanit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut në zonë.
Lini një Përgjigje