TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Mars 2025, 15:25

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu

Shkruar nga Pamfleti

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu

Një 31-vjeçar raportohet se humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrenxë të Dibrës.

Nga raportimet e para mësohet se viktima ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. 

Sipas të dhënave të para, viktima ishte duke shtruar një linjë interneti kur ka prekur në rrymë elektrike. 

“Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

Lini një Përgjigje