
Policia ka reaguar mbi plagosjen në Sarandë duke dhënë detaje. Mësohet se 55-vjeçaroi që qëlloi me thikë bashkëshorten është Adriatik Bodini. Ndërsa e plagosura ishte Miranda Budini 51 vjeç.
“Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.
Lini një Përgjigje