
Një grua është qëlluar me thikë nga bashkëshorti i saj, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Sarandës, në lagjen nr.4. Gruaja, e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark.
Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.
Lini një Përgjigje