TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2025, 10:13

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu 

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren Pajtime
Pajtime Fetahu

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila kërkoi lirimin nga qelia.

Ish-magjistratja, e akuzuar për lidhje me bandën e Suel Çelës. 

"Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë 22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 230/2, 238 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë 01.04.2025, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (personit nën hetim) Pajtime Fetah.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës", thuhet në njoftimin e gjykatës. 

 

Lini një Përgjigje