
Ne fshatin Libonik janë gjetur 3 armë zjarri, të mbështjella me qese plastike. Policia sqaron se armët ishin 1 kallashnikov dhe 2 pushke.
"Në fshatin Libonik, në vendin e quajtur “Pompat”, janë gjetur në një kanal, të mbështjella me qese plastike, 3 armë zjarri të ndryshkura, jofunksionale (të dyshuara 1 kallashnikov dhe 2 pushkë).
Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme", njofton polica.
Lini një Përgjigje