TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2025, 16:35

Tjetër ngjarje e rëndë/ Elektricisti bie nga shtylla në nënstacionin e Kuçovës

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër ngjarje e rëndë/ Elektricisti bie nga shtylla në

Pas ngjarjes së rëndë dje ku një teknik interneti ndërroi jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, një tjetër aksident ka ndodhur në vend.

Një elektricist në Kuçovë është rrëzuar nga shtylla e tensionit ku punonte dhe është transportuar në spital.

Sipas asaj që raporton policia, ngjarja ka ndodhur në nënstacionin elektrik në Kuçovë, me 58-vjeçarin me inicialet V. K. që është rrëzuar dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje