
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Burrel, ku për pasojë ka vdekur një 41-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:40, në aksin rrugor Burrel-Komsi. 41-vjeçari me inicialet E.B. ka qenë duke udhëtuar me motor, por ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
“Rreth orës 21.40, në aksin rrugor Burrel-Komsi, shtetasi E.B., rreth 41 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje