TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2025, 08:35

Shpërthim me tritol në Tiranë, i vihet eksploziv banesës së Tonin Qafës i sapo kthyer nga Amerika

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim me tritol në Tiranë, i vihet eksploziv banesës
Foto ilustruese

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35 minuta, në zonën e njohur si Bregu i Lumit.

Lënda plasëse është vendosur shumë pranë një restoranti dhe në derën e banesës së Tonin Qafa.

Për pasojë është dëmtuar porta e shtëpisë së tij si dhe disa mjete të parkuara aty pranë, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Tonin Qafa mësohet se ishte kthyer nga Amerika vetëm pak kohë më parë. Në vitin 2009 Tonin Qafës i është vrarë i vëllai.

Nga ky moment familja Qafa me origjinë nga Fushë Arrëzi u shpërngul në Amerikë. Tonin Qafa ishte kthyer në Shqipëri muajt e fundit.

Pistë e policisë mbetet dhe verifikimi i aktivitetit të nipave dhe fëmijëve të Tonin Qafës në Spanjë, pasi dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Ndërkohë vijon puna për indentifikimin dhe kapjen e autorit.

Policia është duke hetuar jo vetëm për identifikimin e autorëve por edhe për të përcaktuar se kush ishte objektiv, restoranti apo banesa. 

shpërthim me tritol në tiranë tonin qafa

Lini një Përgjigje