TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2025, 11:20

E goditi me thikë dhe trupin e futi në valixhe, zbardhen detaje nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali; çfarë e tradhëtoi të riun filipinas

Shkruar nga Pamfleti

E goditi me thikë dhe trupin e futi në valixhe, zbardhen detaje nga

Është zbardhur dinamika e vrasjes së 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, e cila dyshohet se u godit me thikë brenda një apartamenti në Romë nga i dashuri i saj filipinas.

23-vjeçari dyshohet se më pas e ka futur trupin e viktimës brenda një valixheje dhe e ka dërguar në një zonë pyjore në Poli.

Sipas hetimeve fillestare, e reja kishte pasur një lidhje me të riun filipinas, i cili u dërgua në komisariat dhe më pas u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje, si edhe fshehjes së kufomës.

Tabulatet e celularit të viktimës kanë “tradhtuar” 23-vjeçarin, i cili përdori telefonin e studentes shqiptare për të shkëmbyer mesazhe, si edhe për të publikuar postime në rrjetet sociale të Ilarias.

 

Lini një Përgjigje