Mark Samson, 23 vjeç , me origjinë filipinase, është ish-i dashuri i Ilaria Sulës, e cila ka rrëfyer vrasjen e studentes shqiptare në Romës.
22-vjeçarja ishte e zhdukur nga Roma që prej 25 marsit, më pas trupi i saj u gjet në një valixhe në fund të një shkëmbi në Poli, një qytet jo shumë larg kryeqytetit italian.
Profili i tij social duket i zakonshëm, si shumë të tjerë.
Student i Arkitekturës, e sapodiplomuar që punonte në McDonald's, tregon në rrjetet sociale një seri fotosh që tregojnë historinë e jetës së lagjes.
“Marku ishte një djalë shumë i mirë”, thotë një mik i familjes, gjithashtu filipinas, i pyetur nga gazetarët përpara banesës së sekuestruar nga prokuroria.
“Sapo ishte diplomuar për arkitekturë, prindërit e tij janë njerëz shumë të mirë”.
Bëhet me dije se Ilaria Sula është vrarë fillimisht me thikë, teksa ndodhej në një apartament në Romë, e më pas është futur brenda në valixhe ku dhe u gjet sot.
I riu i ndaluar është personi kryesor i dyshuar për vrasjen e 22-vjeçares nga Shqipëria.
Hetimet nga ana e Prokurorisë po zhvillohen lidhur me veprat penale “vrasje me dashje” dhe “fshehja e kufomës”.
Ende nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë.
Lini një Përgjigje