TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2025, 19:09

I gjenden 2.2 kg kokainë në garazhdin e makinës, arrestohet shqiptari

Shkruar nga Pamfleti

I gjenden 2.2 kg kokainë në garazhdin e makinës, arrestohet

Karabinierët e Njësisë Operacionale dhe Radiomobile të Seregno-s arrestuan në flagrancë një 38-vjeçar shqiptar, banues prej kohësh në Seregno-s, për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike për qëllime tregtimi.

Gjatë një shërbimi që synonte parandalimin e krimeve të lidhura me drogën, karabinierët vunë re burrin që endej në këmbë pranë një kopshti publik në Via Vitale.

Qëndrimi i dyshimtë i shfaqur gjatë kontrollit ka shtyrë ushtarakët të vazhdojnë me kontrollin e shtëpisë së tij.

Brenda garazhit të shtëpisë u gjetën dhe u sekuestruan mbi 2.2 kilogramë kokainë dhe mbi 750 gramë marijuanë, e ndarë në disa pako, së bashku me materialin për paketimin e dozave.

Personi, i njohur tashmë për policinë për precedentë të veçantë, u arrestua dhe gjykata vendosi burg pa afat.

Lini një Përgjigje