
Flamur Sula, babai i shqiptares 22-vjeçare, Ilaria Sula, që u gjet e masakruar me thikë, ndërsa i dashuri i saj, një filipinas ka pranuar krimin, ka rrëfyer të gjitha dyshimet që iu krijuan pasi vajza e tij u zhduk.
Ai ka rrëfyer për mediat italiane se kur takoi për herën e fundit vajzën e tij, por edhe lojën me mesazhe që filipinasi bënte, për të humbur gjurmët e krimit.
“Më tha që i vinte keq dhe madje më përqafoi", rrëfeu Flamur Sula në emisionin "Chi l’ha Visto?".
“Hera e fundit që kemi dëgjuar Ilarian ishte të martën dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën. Ajo jetonte me shoqet në Romë, ku ndiqte universitetin. Kjo ishte telefonata e fundit, pastaj kemi marrë mesazhe nga telefoni i saj. Ishte sikur të ishte vajza ime që shkruante: ‘Ciao, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Jam larguar me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji’”, tregon Flamuri.
Në vijim babai i Ilarias rrëfen edhe momentin kur ai dyshoi se diçka kishte ndodhur me vajzën e tij.
“Shkruante ‘mos u shqetëso, jam mirë’. Kjo gjë na ngriti dyshime. Nëse do të kishte qenë vërtet vajza ime, do të më kishte telefonuar. Të shtunën shkuam të bënim denoncimin për zhdukjen e saj.
Më pas, të dielën, në komisariat takuam Mark Samsonin, djalin e vajzës sime. Nuk e dinim që ishin ndarë.
Ai na tha se i vinte shumë keq, se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Duket i qetë, madje më përqafoi”, rrëfen Flamuri.
"Jemi të shkatërruar nga dhimbja"
"Prindërit e mi janë të shkatërruar për gjithçka që ka ndodhur. E dimë që është një histori e tmerrshme, që po flet e gjithë Italia për të. Por për ne është një moment shumë i vështirë. Ju lutemi të na kuptoni".
Dhimbje, zemërim dhe kërkesë për privatësi: “Ju falënderojmë për vëmendjen, por nuk mund të flasim në këtë moment”.
Leon Sula, vëllai i Ilaria-s, i përgjigjet telefonatave që kërkojnë një kujtim për të motrën. Ai, i cili jeton në Terni në shtëpinë e prindërve dhe punon në një kompani instalimesh elektrike, pasditen e sotme kishte publikuar një foto në Instagram bashkë me Ilarian.
Ata shfaqen të përqafuar, ndërsa foto shoqërohet me dedikimin: “Gjithmonë dhe përgjithmonë në zemrën time”.
Lini një Përgjigje