
Vrasja me thikë në Itali e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, nga i dashuri i saj filipinas, ka shkaktuar hidhërim dhe solidarizim të jashtëzakonshëm tek shumë të rinj dhe reja.
Studentë të Universitetit "La Sapienza" ku studionte Ilaria Sula dhe qindra qytetarë, të përlotur dhe në heshtje, protestuan pasditen e sotme, në oborret e universitetit Italian.
Fillimisht ata zhvilluan homazhe, duke vendosur lule poshtë fotos së 22-vjeçares së ndjerë, më pas me pankarta në duar, bënin thirrje për drejtësi.
“E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e mirë është e mundur. Le të organizohemi", kishin shkruar studentët italianë në një çarçaf të madh.
Lini një Përgjigje