TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2023, 15:37

Ishte shpallur në kërkim, gjendet i vdekur në një kanal 59-vjeçari nga Lushnja

Shkruar nga Pamfleti

Ishte shpallur në kërkim, gjendet i vdekur në një kanal

Një 59-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kanal në fshatin Plug të Lushnjës.

Uniformat blu raportojnë se 59-vjeçari, i identifikuar si Arjan Konda ishte shpallur në kërkim, nga policia e Lushnjes pasi ishte larguar nga banesa dy ditë më parë.

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Me datë 29.05.2023, rreth orës 14:25, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në një kanal në fshatin Plug, shtetasi A. K., 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

lushnje kerkim pajete

Lini një Përgjigje