TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2023, 10:10

Shpërthen bombola e gazit në Patos, merr flakë banesa; plagoset çifti i bashkëshortëve dhe vajza e tyre

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthen bombola e gazit në Patos, merr flakë banesa; plagoset
Pamje ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:15 në Patos të Fierit.

Mësohet se në lagjen ‘Grizë’, një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit, i cili është shkaktuar si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi.

Ndërkohë, kanë pësuar degie trupore tre anëtarë të familjes, Fatmir Saliaj, Ylvie Saliaj dhe Daniela Shpërdheja, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

"Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton Policia.

shpërthen bombola e gazit në patos lagoset çifti i bashkëshortëve

Lini një Përgjigje