
Dy efektivë të forcave ‘Shqiponja’ në Tiranë kanë rënë në pranga pasi u kapën duke i marrë një shoferi 100 euro. Bëhet fjalë për policët Andi Çelmeta., 36 vjeç me detyrë detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë; dhe Hashim Xhixha, me detyrë me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Gjatë kontrollit personal, këtyre punonjësve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Lini një Përgjigje