
Apeli i Përgjithshëm në Tiranë ka refuzuar ankimimin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të Himarës, i arrestuar për blerje vote.
Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës dhe avokatët e tij e ankimuan në Apel vendimin. Por duke qenë se dosjen e mori në kompetencë SPAK, edhe Apeli i Përgjithshëm e ka refuzuar ankimimin, duke deklaruar se dosja është kompetencë e Gjykatës së Posaçme.
Pra tani do të jetë GJKKO ose Apeli i kësaj gjykate që do të vlerësojë nëse do të lirohet Beleri.
Ky i fundit ndodhet në qeli dhe kërkon lirinë, duke pretenduar se është i pafajshëm. Arrestimi i Belerit shkaktoi përplasje të forta dhe me Greqinë, pasi pati sulme e akuza ndaj autoriteteve shqiptare.
Lini një Përgjigje