TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2023, 15:27

Tentoi të vriste të dënuarin për drogë pas sherrit me të, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste të dënuarin për drogë pas sherrit me

23-vjeçari i cili u pikas me një armë të tipit kallashnikov, rrugëve të Elbasanit 3 ditë më parë është arrestuar ditën e sotme.

Briken Rusat, më datën 26 maj ishte përgatitur për të vrarë Mariglen Hidën, por rrugës për të kryer krimin ai u pikas nga një patrullë police, në momentin që ai pa policinë hodhi armën tip kallashnikov në tokë dhe u arratis.

Ndërkohë pas 3 ditësh arrati, sot polici ka bërë të mundur lokalizimin e tij dhe më pas arrestimin e 23-vjeçarit, i cili akuzohet për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Mësohet se Rusta donte ta vriste Hidën për shkak se kishte pasur një sherr me të disa ditë më parë. Edhe Hida mësohet se ka një të shkuar kriminale, pasi është arrestuar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ndërkohë në bazë të hetimeve të kryera, policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e Boiken Bahitit, 41-vjeç, banues në Elbasan. Atij ju gjetën në banesën, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë. Policia vuri në pranga 41-vjeçarin dhe shpalli në kërkim Brikin Rustës, 23 vjeç dhe Klaudjo Sulmina, 22 vjeç (22-vjeçari i dyshuar bashkëpunëtor i Brikin Rustës për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale).

elbasan arrestohet 23-vjeçari

Lini një Përgjigje