TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2026, 21:19

Horror në Itali, 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë bashkëshorten para shkollës së fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti
Horror në Itali, 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Nova Siri Scalo të Italisë, ku një  44-vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë me thikë bashkëshorten e tij pranë shkollës që frekuentojnë fëmijët e tyre adoleshentë.

Sipas dëshmive, burri e priti gruan në momentin kur ajo kishte shkuar të linte fëmijën në shkollë. Fillimisht mes tyre ka pasur një përplasje verbale, e cila më pas ka degjeneruar në dhunë fizike.

Hetimet paraprake tregojnë se 44-vjeçari e ka goditur gruan me thikë, ndërsa ajo është përpjekur të mbrohet me duar dhe krahë. Një nga goditjet i është afruar zonës së qafës, por plaga rezultoi e lehtë.

Viktima pësoi disa plagë në duar dhe krahë dhe u transportua nga shërbimi i urgjencës 118 në spitalin “Giovanni Paolo II” në Policoro. Pas trajtimit mjekësor, ajo u la të kthehej në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas sulmit, i dyshuari u largua nga vendngjarja në përpjekje për t’i shpëtuar policisë. Megjithatë, karabinierët arritën ta ndalonin vetëm disa orë më vonë.

44-vjeçari, banues në Prato, dyshohet se kishte udhëtuar nga ky qytet për të takuar bashkëshorten. Pas marrjes në pyetje nga hetuesit, ai u dërgua në burg.

Nga dëshmia e viktimës dhe verifikimet paraprake, rezulton se sulmi mund të ketë ardhur si pasojë e konflikteve të mëparshme familjare. Autoritetet po punojnë për të rindërtuar plotësisht dinamikën dhe motivin e ngjarjes.

Sipas hetimeve, sulmi ndodhi në një moment kur në zonë nuk kishte nxënës apo fëmijë të tjerë, duke shmangur kështu pasoja edhe më të rënda.

44-vjeçari shqiptar

Lini një Përgjigje