TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2026, 14:43

Zhdukja e Jan Prengës, Altin Hajri kundërshton akuzat: Nuk kam lidhje me krimin, kur e mësova largova familjen

Shkruar nga Pamfleti
Zhdukja e Jan Prengës, Altin Hajri kundërshton akuzat: Nuk kam lidhje
Jan Prenga dhe Altin Hajri

Pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar burgim të përjetshëm për Altin Hajrin lidhur me çështjen e zhdukjes së Jan Prengës, këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme u paraqitën kundërshtimet përfundimtare të mbrojtjes, përpara se trupi gjykues të shpallë vendimin.

Nëpërmjet avokatit të tij, Hajri ka mohuar përfshirjen në vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, duke deklaruar se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen dhe se madje i kishte dhënë ujë.

Avokati mbrojtës, Aranit Roshi, u shpreh se klienti i tij nuk e ka njohur viktimën dhe se nuk ekziston asnjë provë që e lidh me krimin.

“Nuk ka një fakt të vetëm që provon lidhjen dhe rrenat e sasisë së kokainës të ketë patur interes Altin Hajri. Ky i fundit në kohën kur ka humbur lënda narkotike ka qenë në burg në Holandë. Nuk ka pasur plan se minimalisht do ishin hequr kamerat dhe s’do liheshin ndezur. Ai s’do zgjidhte për një aktivitet kaq të rëndë kriminal, vendin ku ka një aktivitet dhe familjen e tij. Nga sky komunikimi i vetëm i Hajrit me personat e përfshirë, ndodh pas 6 muajsh. Ai e kontakton të shmangë apo ushtrojë presion tek kopshtari Festim Bixhdili të tërheq atë që ka thënë. Altin Hajri ka qenë në ambientin e lokalit. Ka parë personat e kanë ardhur, ne kapuç. Është interesuar, ka pyetur çfarë ndodhi, i thanë është sëmurë. I ka dhënë uji. Ka parë shenja gjaku dhe armë, ka kuptuar se bëhet fjalë për diçka të rëndë dhe ka larguar familjarët nga biznesi. As nuk e ka njohur Jan Prengën”, tha avokati.

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 24 mars për shpalljen e vendimit për të akuzuarit në këtë çështje.

Lini një Përgjigje