
Një sherr mes disa nxënësve është regjistruar paraditen e sotme në ambientet e shkollës së fshatit Shënavlash.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 09:30 disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç janë përfshirë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, një 15-vjeçar ka pësuar dëmtime të lehta.
"Rreth orës 09:30, në shkollën e fshatin Shënavlash, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç. Me ndërhyrjen e mënjehershme të oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit. Nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës dhe i kanë shoqëruar të miturit në ambientet e Komiariatit të Policisë, për veprime të mëtejshme. Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, në prani të psikologut, përfaqësuesit ligjor, oficerit të sigurisë, përfaqësuesit të stafit pedagogjik dhe prindërve të nxënësve.", njofton policia.
Lini një Përgjigje