TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Mars 2026, 20:50

Policia “blindon” Vlorën, kontrolle të befasishme në hyrje-daljet e qytetit; "skanon" personat e dyshimtë

Shkruar nga Pamfleti
Policia “blindon” Vlorën, kontrolle të befasishme në
Foto ilustruese

Hyrjet dhe daljet e qytetit të Vlorës janë blinduar mbrëmjen e soem nga forca të shumta policie, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në disa akse kryesore të qytetit.

Mësohet se në operacion janë angazhuar efektivë të Policisë së Vlorës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) si dhe Policia Rrugore. Ata po zhvillojnë kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave që konsiderohen të dyshimtë.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht tek automjetet me xhama të zinj, automjetet e reja, si dhe tek persona që ngjallin dyshime gjatë lëvizjes në rrugë.

Gjatë aksionit, efektivët po kryejnë verifikime të detajuara si në automjete, ashtu edhe ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve, përfshirë kontrollin e dokumentacionit dhe të mjeteve.

Sipas burimeve policore, qëllimi i këtij operacioni është parandalimi i veprimtarive të paligjshme dhe rritja e sigurisë në qytetin e Vlorës, përmes kontrolleve të shtuara dhe prezencës së forcave të rendit në terren.

policia vlore aksion

Lini një Përgjigje