Një sasi prej rreth 1.5 tonë çokollata u bllokua në degën doganore të Kapshticës pasi u konstatua se malli kishte hyrë pa deklarim dhe pa dokumentacion shoqërues.
Drejtoria e Antikontrabandës ndaloi një mjet transporti gjatë kontrollit në pikën doganore. Verifikimi i plotë i automjetit tregoi se në të ndodheshin 566 kuti me çokollata me peshë totale rreth 1.500 kilogramë.
Autoritetet konstatuan se produkti nuk shoqërohej me dokumentacion përkatës dhe nuk ishte deklaruar në procedurat doganore. Sipas vlerësimit paraprak, malli synonte të hidhej në treg pa kryer detyrimet ligjore.
Strukturat hetimore të doganës kanë nisur veprimet për procedimin penal dhe po vijojnë verifikimet për rastin.
Lini një Përgjigje