TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Mars 2026, 12:37

Furnizonte Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti
Furnizonte Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me
Pamje nga operacioni

Një 29-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar në zonën kufitare të Ventimiglias, në kuadër të një operacioni të Guardia di Finanza që çoi në goditjen e një rrjeti të madh të trafikut të kokainës.

I riu u ndalua ndërsa udhëtonte me një automjet tip “Porsche Cayenne”. Sipas hetimeve, ai dyshohet të ketë qenë një nga drejtuesit kryesorë në Itali të organizatës kriminale, e cila gjatë viteve kishte shpërndarë dhjetëra kilogramë kokainë me pastërti të lartë.

Shqiptari, i identifikuar si Edison Brahim Muco, ndodhet aktualisht në paraburgim në burgun e Sanremos. Ai pritet të dalë para gjykatës në muajin maj në kuadër të një gjykimi të përshpejtuar, ndërsa seanca paraprake do të zhvillohet në distancë.

Sipas autoriteteve italiane, Muco ishte në arrati së bashku me dy shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët vijojnë të jenë në kërkim. Hetimet e prokurorisë tregojnë se ata kishin role të rëndësishme në strukturën e organizatës kriminale.

Përveç dyshimeve për trafikim të sasive të mëdha të kokainës, 29-vjeçari akuzohet edhe për posedim armësh.

Gjatë operacionit, oficerët e Guardia di Finanza të Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare zbuluan gjithashtu një sasi të konsiderueshme droge në një piceri në Foligno, në pronësi të shtetasit italian Gian Paolo Coresi, i cili është arrestuar. Në tavanin e rremë të lokalit u gjetën më shumë se 65 kilogramë kokainë.

Furnizonte Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur meFurnizonte Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me

Lini një Përgjigje