TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Mars 2026, 10:02

Përfituan tokën në Mëzez me dokumente false, arrestohen 2 persona; pezullohen 3 punonjës të Kadastrës

Shkruar nga Pamfleti

Përfituan tokën në Mëzez me dokumente false, arrestohen 2

5 persona janë vënë nën masa sigurie, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë falsifikimi dokumentesh dhe shpërdorimi detyre që lidhet me përfitimin e paligjshëm të një sipërfaqeje toke në fshatin Mëzez.

Sipas vendimit të gjykatës, masa e sigurisë “Arrest në burg” është caktuar për Denis Bakallin, 45 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Ndërkohë, ndaj Imer Çelajt, 59 vjeç, është vendosur masa “Arrest në shtëpi”, gjithashtu i dyshuar për të njëjtën vepër penale.

Në të njëjtën çështje, gjykata ka vendosur masën “Pezullim nga ushtrimi i një detyre apo shërbimi publik” për tre punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: B. S., 49 vjeç; F. Z., 35 vjeç; dhe Th. L., 41 vjeç. Ata dyshohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, dyshohet se Denis Bakalli dhe Imer Çelaj kanë kaluar në pronësi të tyre një sipërfaqe prej 2350 metra katrorë tokë në fshatin Mëzez, e cila i përkiste një shtetasi tjetër. Sipas hetimeve, kjo është realizuar përmes falsifikimit të dokumenteve dhe në bashkëpunim me tre punonjësit e Kadastrës.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Kontrata”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i datës 03.03.2026, i Gjykatës së Tiranës, që ka caktuar masat e sigurisë për 5 shtetas, si vijon:

-“Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin D. B., 45 vjeç; 

-“Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin I. Ç., 59 vjeç;

-“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit B. S., 49 vjeç, F. Z., 35 vjeç dhe Th. L., 41 vjeç, punonjës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Nga hetimet dyshohet se shtetasit D. B. dhe I. Ç. kanë kaluar në pronësi të tyre një sipërfaqe toke 2350 m² në fshatin Mëzez, që ishte pronësi të një shtetasi tjetër, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me 3 punonjësit e ASHK-së.

Më tej, Gjykata ka caktuar sekuestro preventive për këtë sipërfaqe toke.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje