TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Mars 2026, 09:57

Grabitet me armë një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, del foto e autorit

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja ka ndodhur në një exchange në zonën e 5 Maj-it, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Grabitet me armë një pikë e këmbimit valutor në
Grabitet me armë një pikë e këmbimit valutor në Tiranë

Një pikë këmbimi valutor është grabitur mëngjesin e sotëm në një qendër tregtare në zonën “5 maji” në Tiranë.

Një person i maskuar me kapuç ka vjedhur një shumë parash, nën kërcënimin e armës.

Autori pasi ka marrë paratë është larguar me vrap nga vendngjarja.

Ndërkaq uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth, dhe po punojnë për kapjen e autorit. 

"Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

"Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit", njofton policia. 

Ndërkohë është publikuar foto e autorit të grabitjes.

Grabitet me armë një pikë e këmbimit valutor në
Autori i grabitjes

Siç shihet, autori është i veshur me një jelek të zi, xhup blu dhe një kapuç duke vështirësuar kështu dhe identifikimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një exchange në zonën e 5 Maj-it, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

grabitet me armë pikë e këmbimit valutor në tiranë

Lini një Përgjigje