TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2026, 21:17

Akuzohet për neglizhencë ndaj një të mituri, Prokuroria procedon penalisht mjekun në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet për neglizhencë ndaj një të mituri, Prokuroria
Spitali i Sarandës

Prokuroria e Sarandës ka nisur procedimin penal ndaj mjekut Arianit Taka, i cili ushtron detyrën si mjek ligjor dhe drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) në Sarandë.

Hetimi ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga një qytetare 34-vjeçare nga Saranda, e cila akuzon mjekun se ka neglizhuar trajtimin mjekësor të djalit të saj të mitur gjatë qëndrimit në spital.

Sipas njoftimit të policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori, e cila ka nisur procedimin penal ndaj 41-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë referuar prokurorive përkatëse në Sarandë dhe Vlorë për vijimin e hetimeve dhe veprime të mëtejshme ligjore.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 41 vjeç, banues në Sarandë, mjek në spitalin e Sarandës, pasi ka kallëzuar shtetasja S. Xh., 34 vjeçe, banuese në Sarandë, se shtetasi A.T. ka neglizhuar trajtimin mjekësor të djalit të saj të mitur, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

arianit taka denoncim

Lini një Përgjigje