TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Mars 2026, 12:25

U ekstradua sot nga Londra, kush është 'ushtari' i Haxhiut që pagoi 50 mijë euro për vrasjen e Albi Bashaliut

Shkruar nga Pamfleti
U ekstradua sot nga Londra, kush është 'ushtari' i Haxhiut
Lorenc Lala

Lorenc Lala, i njohur edhe me identitetet Kristian Lala dhe Ilir Lamberti, 49 vjeç, i lindur në Lushnje, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, me vendimin nr. 691 të datës 1 tetor 2023, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Lala akuzohet për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka bashkëpunuar me Laert Haxhiun, Artan Tafanin, Lulzim Spahijan, Enriko Xhahysan dhe Bledar Berberin për vrasjen e Albi Bashaliut, e ndodhur më 27 dhjetor 2021 në Gjocaj të Peqinit.

Hetuesit dyshojnë se Lala ka financuar krimin duke dhënë 50 mijë euro, si dhe ka siguruar armët dhe mjetet e transportit për grupin kriminal, duke ndihmuar gjithashtu në largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së vrasjes.

"Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar, 1 shtetas që akuzohet se ka siguruar mjete dhe kushte për vrasjen e një shtetasi, në vitin 2021, në fshatin Gjocaj, Peqin.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit:

-L. L. alias K. L. alias I. L., 49 vjeç, lindur në Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 01.10.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

49-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit L. H., A. T., L. S., E. Xh. dhe B. B., për të kryer vrasjen e shtetasit A. B., më datë 27.12.2021, në fshatin Gjocaj, Peqin.
Ai dyshohet se ka siguruar armët për kryerjen e këtij krimi dhe mjetet e transportit për largimin e pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal, nga vendi i ngjarjes", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje