TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Mars 2026, 16:00

Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor te “5 Maji”, arrestohet autori

Shkruar nga Pamfleti
Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor te “5 Maji”,
Pamje nga grabitja

Ka rënë në pranga autor i grabitjes me armë në një pikë Exchange në qendrën “Concord” në kryeqytet ditën e sotme.

Policia ka arrestuar personin që kreu grabitjen e një pike këmbimi valutor mëngjesin e së enjtes në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Mësohet se bëhet fjalë për 42 vjeçarn Luan Maçi.

Ngjarja ndodhi në një pikë exchange që funksionon brenda një qendre tregtare. Autori hyri në ambientet e biznesit dhe, duke kërcënuar punonjësin me armë zjarri, kërkoi dorëzimin e parave që ndodheshin në arkë.

Sipas dyshimeve paraprake, ai mori rreth 1.2 milionë lekë të vjetra dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Hetimet tregojnë se grabitësi kishte mbërritur pranë qendrës tregtare me një motor të vogël pa targa. Pas grabitjes ai u largua fillimisht në këmbë në rrugicat e lagjes “5 Maji”, duke shfrytëzuar lëvizjen në zonë për të shmangur ndjekjen.

Policia arriti ta identifikojë dhe ta kapë autorin pasi siguroi një foto dhe video nga momenti i grabitjes.

Sipas dyshimeve të para, personi i arrestuar mund të jetë përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa hetuesit po verifikojnë edhe nëse arma e përdorur gjatë grabitjes ishte e vërtetë.

Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie mbërritën në zonë dhe ngritën pika kontrolli për kapjen e autorit.

Ndërkohë, tani pritet që policia të japë më shumë detaje për identitetin e të arrestuarit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

 

arrestim grabitje te 5 maji

Lini një Përgjigje