TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2026, 18:08

Emrat/ Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri, kush janë 5 anëtarët e tjerë të grupit kriminal që u godit nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Emrat/ Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri, kush janë 5

Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të tjerë të grupit kriminal të Frakullit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar pesë persona të tjerë që dyshohet se morën pjesë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës dhe Shqipërisë. Hetimi lidhet me çështjen e laboratorit të kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit.

Gjykata e Posaçme miratoi pesë masa sigurie “arrest me burg”. Autoritetet ekzekutuan tre prej tyre, ndërsa dy persona mbeten në kërkim.

Të dyshuarit janë Kevin (Arjan) Margjoni, Durim Keçi, Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola. Margjoni dhe Keçi rezultojnë në kërkim. Policia arrestoi Gjolenën, Zonjën dhe Gjikolën.

Hetimi i lidh këta persona me një episod tjetër trafiku brenda të njëjtës organizatë kriminale, e cila përbëhej nga 15 anëtarë. Dhjetë prej tyre janë dënuar më parë nga Gjykata e Posaçme.

Në këtë çështje janë dënuar shtetasit Nikolin Gjolena, Viktor Çervanaku, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni i njohur edhe si Klajdi Kodra, Zenel Çervanku, Enxhi Ferhati, Redion Meshi, Julian Malaj, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona. Në të njëjtin proces u dënua edhe kimisti kolumbian Samir Rosales Rodriguez.

Hetuesit kryen edhe pesë sekuestrime të tjera, kryesisht automjete luksoze që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal.

 

spak kokaine grup kriminal laboratori ne frakull

Lini një Përgjigje