TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Qershor 2026, 16:40

Pas largimit, “Neomalësorja” fik telefonin dhe humb kontaktet me socialistët!

Shkruar nga Pamfleti
Pas largimit, “Neomalësorja” fik telefonin dhe humb kontaktet
Marjana Koçeku

Ndërsa socialistët po përpiqeshin të merrnin një shpjegim nga kolegia e tyre, Koçeku ka zgjedhur të komunikojë përmes rrjeteve sociale.

Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga sigla e Partisë Socialiste ka ‘shtangur’ socialistët. Pas këtij, vendimi Koçeku u ka fikur telefonin deputetëve socialistë, duke zgjedhur të mos u japë asnjë koment për këtë lëvizje të sajën.

Burime nga grupi parlamentar i PS-së bëjnë me dije për Top Channel se disa deputetë kanë tentuar të lidhen me Koçekun për të mësuar më shumë rreth vendimit të saj, por telefoni i deputetes ka qenë i fikur. Kjo situatë ka shtuar paqartësitë brenda mazhorancës lidhur me arsyet që e çuan deputeten të shkëputet nga Partia Socialiste.

Ndërsa socialistët po përpiqeshin të merrnin një shpjegim nga kolegia e tyre, Koçeku ka zgjedhur të komunikojë përmes rrjeteve sociale. Ajo publikoi një foto të një flamingoje në Facebook dhe Instagram, postim që është interpretuar si një mesazh indirekt pas largimit të saj nga PS.

Vendimi i deputetes së Shkodrës duket se ka ardhur si surprizë edhe për drejtuesit e grupit parlamentar. Mësohet se Koçeku nuk ia ka komunikuar zyrtarisht largimin kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Gjatë mbledhjes së grupit të zhvilluar të hënën, Balla ka deklaruar se “për këtë çështje do të flasim në një moment të dytë”.

Njoftimi për largimin u bë mbrëmjen e djeshmepërmes një postimi në rrjetet sociale, ku Koçeku shkruante se do të vijonte rrugëtimin e saj politik si deputete e pavarur, duke theksuar se idealet dhe vlerat e saj mbeten të pandryshuara.

Lëvizja e deputetes ka shkaktuar reagime të shumta në politikë dhe në rrjetet sociale. Një pjesë e komentuesve i kanë kërkuar asaj të dorëzojë mandatin, duke argumentuar se ai është fituar nën siglën e Partisë Socialiste, ndërsa të tjerë kanë mbështetur vendimin e saj për të vepruar në mënyrë të pavarur.

Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalësorja”, ishte një nga figurat e reja të promovuara nga Partia Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 dhe u zgjodh deputete në qarkun e Shkodrës.

marjana koçeku ps

Lini një Përgjigje