TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2024, 09:52

Gruaja vrau burrin me sëpatë në Sarandë, policia jep detaje: Shkak një konflikt në familje (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti

Gruaja vrau burrin me sëpatë në Sarandë, policia jep detaje:

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në fshatin Metoq, në Sarandë ku gruaja ka vrarë me sopatë burrin e saj.

Mësohet se Elvira Tahiraj ka goditur bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj me sëpatë në kokë, duke e lënë të vdekur.

Uniformat blu bënë me dije gjithashtu se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në familje mes çiftit.  

"Sarandë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje