
Tre autobusë të transportit publik në ish-Uzinën e Autotraktorëve janë përfshirë nga flakët në orët e para pas mesnatës. Të tre mjete janë shkrumbuar totalish .
Ndërkohë që është publikuar edhe video kur autobusët e linjës së “Ish-Uzinës së Autotraktorëve” janë përfshirë nga flakët, ndërsa forcat zjarrfikëse tentojnë të shuajnë zjarrin.
Sipas informacioneve nga policia e Tiranës dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një defekti elektrik në një prej autobusëve. Për pasojë flakët janë shpërndarë duke sjellë djegien edhe të dy mjeteve të tjera që ishin parkuar pranë.
Lini një Përgjigje