TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Dhjetor 2024, 19:30

Aksident tragjik në aksin Vorë-Rinas, humb jetën 45-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në aksin Vorë-Rinas, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Vorë-Rinas, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Policia bën me dije se rreth orës 18:50, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E.A.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit “Fiat”, shtetasi Q.H., pasi u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje