TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Dhjetor 2024, 15:40

Moti i keq paralizon vendin/ Veriu bllokohet nga reshjet e dëborës, Qafë Murriz i pakalueshëm; probleme edhe në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq paralizon vendin/ Veriu bllokohet nga reshjet e dëborës,

Si rezultat i reshjeve të dëborës, Shkodra, Dibra dhe Korça kanë pasur probleme në disa akse

Moti i keq, reshjet e dendura të shiut në shumicën e vendit dhe dëborës në zonat malore, kanë shkaktuar vështirësisë në lëvizjen e automjeteve dhe bllokime rrugësh.  

Si rezultat i reshjeve të dëborës, Shkodra, Dibra dhe Korça kanë pasur probleme në disa akse aktualisht, ka vështirësi në qarkullim në akset rrugore “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, në Kukës, “Bogë-Qafë Thorë-Theth” dhe “Tamarë-Selcë-Vermosh”, në Shkodër, ndërsa aksi Qafë Murrizë, në Dibër, aktualisht është i pakalueshëm, pasi firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora.

Policia ka kërkuar nga drejtuesit e mjetit që të jenë vigjilent dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë.

Për shkak të reshjeve të dëborës në disa zona malore të vendit dhe të reshjeve të shiut në të gjitha qarqet e vendit, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në nevojë.

Si pasojë e reshjeve të dëborës në akset rrugore në zonat malore të Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Korçës, Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë më shumë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Aktualisht, ka vështirësi në qarkullim në akset rrugore “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, në Kukës, “Bogë-Qafë Thorë-Theth” dhe “Tamarë-Selcë-Vermosh”, në Shkodër, Automjetet në këto akse duhet të kalojnë me zinxhirë. 

Aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë”, në Dibër, aktualisht është i pakalueshëm, pasi firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora. Borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe për hedhjen e kripës.

Njëkohësisht masa janë marrë në të gjitha akset rrugore nacionale dhe urbane, për shkak të reshjeve të shiut. Në këto kushte, Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë në akset ku ka ngadalësim të lëvizjes dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Në raste nevoje, përdoruesit e rrugës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do të shkojnë menjëherë pranë tyre, për t’iu dhënë ndihmën e nevojshme”, njofton policia.

Edhe qarku i Korçës ka pasur problematika të ndryshme si rezultat i reshjeve të dendura të dëborës. Dëbora ka pushtuar akse të ndryshme por ato janë të kalueshme pasi borëpastrueset janë në terren.

“Akset rrugore “Boboshticë-Dardhë”, “Voskop-Voskopojë”, “Zvezdë-Pustec-Dogana Giricë, Korçë-Vithkuq” dhe “Qafë Qarr-Ersekë-Leskovik”, janë të kalueshme, pavarësisht se ka prezencë të dëborës.

Borëpastrueset janë në terren, për të mundësuar kalimin pa problem në të gjitha akset rrugore.

Policia e Korçës iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, ‘që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin pajisjet dimërore për automjetet e tyre, ndërsa në raste emergjence të kërkojnë ndihmën e Policisë në numrin 129”, njofton policia.

Lini një Përgjigje