TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Dhjetor 2024, 11:09

Parandalohet krimi në Shkodër, arrestohet 29-vjeçari që kërcënoi me jetë babain e tij

Shkruar nga Pamfleti

Parandalohet krimi në Shkodër, arrestohet 29-vjeçari që

Një 29-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi ka kërcënuar me jetë babain e tij.

Sipas policisë, i riu Robert Lokthi ka goditur babanë e tij me sende të forta dhe me mjet prerës.

Si pasojë e dëmtimeve, 61-vjeçari u dërgua në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, është larguar në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “10 korriku”.

"Shkodër/Parandalohet një ngjarje kriminale në familje. Kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar që dëmtoi babanë e tij, me sende të forta dhe me mjet prerës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se një shtetas, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, po dhunonte babanë e tij dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë u bënë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 29 vjeç. Ky shtetas po dhunonte dhe kishte dëmtuar me mjet prerës, babnë e tij, shtetasin N. L., 61 vjeç, si dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë.

Si pasojë e dëmtimeve, 61-vjeçari u dërgua në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, është larguar në banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje